Site icon Telegrafi

Bad News Eagles po i kërkon një organizatë nga Singapori?

Ekipi shqiptar nga Kosova siç duket është afër nënshkrimit me organizatën e famshme Bleed Esports, sipas një raporti nga Dexerto.

Bad News Eagles të cilët janë pa organizatë që nga largimi nga organizata BLINK, siç duket janë afër nënshkrimit me një të re.

Negociatat midis Bad News Eagles dhe Bleed po përparojnë “pozitivisht” dhe si ekipi ashtu edhe organizata mendojnë se marrëveshja do të finalizohet, sipas Dexerto.

Ekipi shqiptar nga Kosova me lojtarët si Sener “SENER1” Mahmuti, Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Rigon “rigoN” Gashi kanë luajtur pa mbështetje financiare që nga shkurti i vitit 2022 dhe kanë shkruar historinë duke u kualifikuar në dy turne Major të CS:GO.

Nëse thashethemet janë të vërteta kjo do të jetë hera e parë që Bleed Esports do të ketë nën emblemën e tyre një ekip të CS:GO, pasi për momentin organizata ka ekipe në lojërat si Valorant dhe Dota 2.

Por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim në rrjetet sociale nga ana e lojtarëve apo stafit të Bad News Eagles në lidhje me organizatën e re.

Së fundmi Bad News Eagles janë bërë me trajner të ri pas largimit të Klesti ‘stikle-‘ Kola, ekipi po udhëhiqet nga suedezi ‘Devilwalk’.

Bad News Eagles për momentin janë duke garuar në disa ngjarje të CS:GO, dhe së shpejti do të garojnë në RMR të turneut Major në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version