Përfundon ndeshja e tretë e ekipit Bad News Eagles në Paris, ku pësuan humbje ndaj ekipit Apeks.
Fati nuk ishte në anën e ekipit Bad News Eagles kësaj radhe në ndeshjen ndaj ekipit Apeks.
Në ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo1’ në mapin ‘Ancient’ ekipi shqiptar pësuan humbje me rezultat 16-6.
Pas kësaj humbje BNE mbajnë rekord të ndeshjeve 1-2 (një fitore, dy humbje) dhe ju duhen dy fitore radhazi për t’u kualifikuar tutje në fazën tjetër.
Ndeshjen e tyre të radhës do ta zhvillojnë ndaj ekipit FaZe, nesër (e hënë) dhe në rast të humbjes do të eliminohen nga gara. /Telegrafi/