Site icon Telegrafi

Bad News Eagles pësojnë humbje në ndeshjen e parë të Majorit të CS:GO në Paris

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nga Kosova e ka nisur me humbje në fazën ‘Legends Stage’ të BLAST Paris Major.

Në ndeshjen e parë Bad News Eagles u takuan me ekipin ENCE, nga të cilët u mposhtën me rezultat 16-9 në mapin ‘Vertigo’.

Por edhe pas kësaj humbje ekipi shqiptar vazhdon të mbetet në garë në Paris, dhe i duhen tri fitore për të kaluar tutje në fazën tjetër ‘Champions Stage’.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit G2, sonte nga ora 22:00.

BLAST Paris Major po zhvillohet në Paris, ku skuadrat më të mira të botës po garojnë për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.

Ky do të jetë Majori i fundit sa i përket lojës CS:GO, pasi në verë do të lansohet versioni i ri i lojës Counter-Strike 2. /Telegrafi/

Exit mobile version