Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar humbje në ndeshjen e tyre të dytë në turneun ESL Challenger Melbourne.
Në këtë ndeshje ata u takuan me ekipin spanjoll Movistar Riders nga të cilët u mposhtën me rezultat 16-11 në mapin ‘Inferno’.
Edhe pas kësaj humbje ekipi Bad News Eagles vazhdojnë të jenë në garë në turneun e CS:GO në Australi.
Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh si dhe një vend në turneun ESL Pro League.
Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të takohen me fituesin nga ndeshje VERTEX – Rare Atom.