Site icon Telegrafi

Bad News Eagles përfundon garën në vendin e dytë në turneun e CS:GO në Australi

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në Australi, duke u renditur në vendin e dytë.

Bad News Eagles kanë pësuar humbje në finalen e madhe ndaj ekipit Movistar Riders në Australi, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Kjo humbje ja pamundëson ekipit shqiptar kualifikimin në turneun ESL Pro League.

Kjo është finalja e dytë e humbur nga ekipi shqiptar në LAN gjatë këtij viti, pasi më herët kishin pësuar humbje nga Eternal Fire në turneun në Malta.

Në vendin e dytë Bad News Eagles kanë fituar çmimin prej 20.000 dollarësh, dhe tani do të vazhdojnë përgatitjet e tyre për Majorin e CS:GO që do të mbahet në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version