Site icon Telegrafi

Bad News Eagles përballen sërish me ekipin e dytë më të mirë në botë, FaZe – a do të befasojë përsëri?

(Foto: HLTV)

Sot (e shtunë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me njërën nga skuadrat më të mira në histori të CS:GO.

Tjetër ndeshje e rëndësishme e pret ekipi shqiptar, tani një përballje me ekipin e dytë në renditjen botërore të CS:GO – FaZe.

Bad News Eagles ishin ata që e eliminuan ekipin FaZe në Majorin e kaluar në Brazil, pas fitores 2-1 në ndeshjen vendimtare, duke befasuar të gjithë fansat e CS:GO.

Lexo po ashtu Historike, Bad News Eagles mposht ekipin më të mirë në botë FaZe në Majorin e CS:GO në Brazil

Tani të dyja skuadrat do të jenë përball në Kopenhagë të Danimarkës, në një ndeshje me formatin ‘Bo3’, ku fituesi do të siguroj pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, BLAST Paris Major me vlerë 1.2 milion dollarë.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 18:30 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST Premier në platformën Twitch.

/Telegrafi/

Exit mobile version