Telegrafi

Bad News Eagles nesër nisin rrugëtimin për t’u kualifikuar në turneun e CS:GO – ESL Pro League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të garojnë në turneun RES Adriatic League, turneu kualifikues për ESL Pro League Conference.

Bad News Eagles së bashku me shtatë skuadra tjera të Ballkanit, do të garojnë për një vend në turneun ESL Pro League Conference.

Në ndeshjen e parë ekipi shqiptar do të përballen me ekipin iDestructive në formatin ‘Bo3’.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Arena Sport në platformën Twitch.

Në rast se dalin fitues të këtij turneu, Bad News Eagles kualifikohen tutje për turneun ESL Pro League Conference, aty do të përballen me fituesit e turneve kualifikues nga rajonet tjera.

Në këtë turne do të garojnë dhjetë skuadra, ku dy më të mirat do të kualifikohen tutje për turneun e madh ESL Pro League. /Telegrafi/