Telegrafi

Bad News Eagles mposhtin me lehtësi ekipin SINNERS

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë shënuar fitore ndaj ekipit SINNERS në turneun CCT Online Finals 2.

Kjo ishte ndeshja e parë e ekipit shqiptar në turneun me vlerë 200.000 dollarë.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të Bad News Eagles.

Në këtë ndeshje mungoi ylli i skuadrës Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, i cili u zëvendësua nga trajneri i tyre Devilwalk.

Edhe përkundër mungesës së juanflatroo-s, Bad News Eagles e fituan këtë ndeshje me lehtësi për të vazhduar tutje në çerekfinale të ‘Upper Bracket’.

Ndeshjen e radhës bNe do ta zhvillojnë ndaj fituesit Anonymo – MIBR. /Telegrafi/