Site icon Telegrafi

Bad News Eagles mposhtet nga forZe, tenton kualifikimin nga ‘Lower Bracket’

(Foto: HLTV)

Pas mungesës të yllit të ekipit Rigon ‘rigoN’ Gashi, ekipi Bad News Eagles u mposht nga ekipi i 20 në ranglistën botërore të CS:GO, forZe në ndeshjen e turneut kualifikues për në ligën ESL Challenger League.

Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’, përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit forZe, 16-5 në ‘Dust2’ dhe 16-9 në ‘Mirage’.

Në vend të ‘rigoN’ në këtë ndeshje luajti trajneri i ekipit ‘stikle-‘, i cili tregoi paraqitje solide.

Pas kësaj humbje ekipi shqiptar ka edhe një mundësi tjetër, tani kalon në ‘Lower Bracket’ të këtij turneu kualifikues dhe do të përballet me ekipin ECLOT, të cilët renditen në vendin e 64 –të të ranglistës botërore të CS:GO.

Dita dhe orari i kësaj ndeshje ende nuk dihet, por do pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim, ku padyshim se favorit për të fituar do të jetë ekipi Bad News Eagles. /Telegrafi/

Exit mobile version