Telegrafi

Bad News Eagles mposhtet nga ENCE, të enjten zhvillojnë ndeshjen vendimtare

(Foto: HLTV)

Ka përfunduar ndeshja e ekipit shqiptar, Bad News Eagles, kundër ekipit ENCE, edhe pse nuk arritën që të dalin fitues, treguan një lojë fantastike kundër njërit nga ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi Bad News Eagles, ‘dust2’, ku edhe pse ishin duke humbur me rezultat të thellë, arritën që ta ngushtojnë rezultatin, ndërsa në fund humbën 16-13.

Në mapin e dytë ‘nuke’ ekipi ENCE ishte më i përgatitur, duke qenë në epërsi gjatë gjithë kohës, në fund rezultati në mapin e dytë përfundoi 16-9 në të mirë të ekipit ENCE, të cilët edhe siguruan kualifikimin në fazën tjetër të turneut Major, pasi fituan me rezultat të pergjithshëm 2-0 me mapa.

(Foto: HLTV)

Por, gara nuk ka përfunduar ende për ekipin shqiptar, pasi nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre vendimtare, në rast se fitojnë do të kualifikohen për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet më vonë dhe gjasat për të fituar janë edhe më të mëdha pasi do të takohen me ekip të kalibrit më të ulët krahasuar me ekipin ENCE. /Telegrafi/