Telegrafi

Bad News Eagles mposhtet nga ekipi Sangal dhe eliminohen nga turneu ESL Challenger League

Ka përfunduar rrugëtimi i ekipit shqiptar Bad news Eagles në turneun kualifikues të CS:GO, ESL Challenger League.

Kjo pasi ata u mposhtën nga ekipi Sangal në raundin e dytë të ‘Lower Bracket’ me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshja ishte gjithë kohës e barabartë me rezultat të ngushtë, ky dy mapat e para shkuan në vazhdime, të parin ‘Inferno’ e fitoi Sangal me rezultat 19-16, ndërsa të dytin ‘Mirage’, Bad News Eagles barazuan rezultatin duke fituar me rezultat 19-16.

Në mapin e tretë ‘Ancient’ rezultati ishte i ngushtë gjithashtu, ku Sangal me vështirësi mposhti ekipin shqiptar 16-14.

Me këtë humbje ka përfunduar gara për ekipin shqiptar në turneun kualifikues ESL Challenger League.

Kjo ishte ndeshja e tyre e parë, që nga largimi i trajnerit të ekipit ‘stikle’. /Telegrafi/