Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, është mposhtur nga ekipi ECSTATIC në turneun REPUBLEAGUE, por gara për ta nuk ka përfunduar ende.
Edhe pse u mposhtën nga ECSTATIC me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, bNe ka ende gjasa për ta fituar turneun REPUBLEAGUE, ku shpërndahen çmime në vlerë prej 130.000 dollarë.
Ndeshja filloi me fitore të mapit të parë nga ekipi shqiptar, por që nuk arritën ta përsëritin në mapat tjera, duke i humbur dy mapat e fundit.
Ekipi ECSTATIC me fitoren kundër bNe ka siguruar direkt gjysmëfinalen, ndërsa ekipi shqiptar do të luajë në çerekfinale.
Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur se kur do ta zhvillojë ndeshjen e radhës ekipi shqiptar në turneun REPUBLEAGUE. /Telegrafi/