Ekipi shqiptar ka pësuar humbje në ndeshjen e tyre të dytë në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo në Finlandë.
Këtë ndeshje ekipi Bad News Eagles e zhvilloi ndaj ekipit ish-ekipit më të mirë në botë Astralis, ku u mposhtën me rezultat të ngushtë në vazhdime 19-16 në mapin ‘Mirage’.
Bad News Eagles janë pjesë e grupit B, ku mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe në ndeshjen e tyre të radhës do të përballen me ekipin bullgar, 500.
Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe ekipit 500 do të zhvillohet sot (e enjte) duke filluar nga ora 15:00.
Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch. /Telegrafi/