Telegrafi

Bad News Eagles mposht ekipin suedez EYEBALLERS dhe kalon në çerekfinale të turneut të CS:GO Elisa Invitational Fall

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles vazhdojnë të qëndrojnë të pamposhtur në turneun Elisa Fall Invitational.

Në ndeshjen e tyre të parë të Play-Off, Bad News Eagles mposhtën ekipin suedez EYEBALLERS me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Edhe pse nuk e nisën aspak mirë në mapin e parë ‘Vertigo’ ku pësuan humbje me rezultat 16-6, bNe arritën të përmbysin rezultatin në dy mapat e fundit.

Në mapin e dytë ‘Mirage’ fituan me rezultat 16-6, ndërsa në mapin e tretë ‘Ancient’ fituan me rezultat 16-8.

Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në çerekfinale të turneut Elisa Invitational Fall, ku po garojnë për një grup çmimesh rreth 25.000 dollarë si dhe dy vende për turneun LAN në Espoo të Finlandës.

Në çerekfinale, do të takohen me ekipin TyLoo në një përballje me format ‘Bo3’, ndeshja pritet të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 10:00. /Telegrafi/