Telegrafi

Bad News Eagles mposht ekipin forZe dhe kalon në gjysmëfinale të turneut REPUBLEAGUE

(Foto: HLTV)

Vazhdon forma fantastike e ekipi shqiptar në turneun REPUBLEAGUE, tashmë janë edhe dy ndeshje larg për tu bërë fitues të çmimit të vendit të parë prej 75.000 dollarësh.

Më në fund Bad News Eagles mposht ekipin forZe, duke e eliminuar nga turneu REPUBLEAGUE, dhe duke ja siguruar vetës pjesëmarrjen në gjysmëfinale.

Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’ përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Bad News Eagles.

Në mapin e parë fituan me rezultat 16-9, në të dytin u mposhtën me rezultat 16-12, ndërsa në mapin e tretë arritën që të fitojnë me rezultat 16-12.

Në gjysmëfinale ekipi Bad News Eagles do të takohet me ekipin e famshëm fnatic, nesër (e martë) duke filluar nga ora 15:00, ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch. /Telegrafi/