Arritja historike e ekipit shqiptar në turneun Major në Antwerp të Belgjikës, ka hapur rrugët për garat e tjera profesionale, pasi kanë marrë ftesë direkt në turneun kualifikues të turneut Major të radhës për CS:GO i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Së fundmi VALVE dhe ESL kanë konfirmuar datën dhe lokacionin e turneut më të madh të CS:GO të radhës, e pjesë e këtij turneu madhor do të jetë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.
Ftesa për ekipin shqiptar dhe 15 ekipe të tjera vjen pas suksesit të tyre në turneun Major të kaluar i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës.
Ekipi i Bad News Eagles arriti deri në fazën ‘Legends Stage’ të turneut PGL Antwerp Major, në mesin e 16 ekipeve më të mira, duke shkruar historinë për vendin tonë.
What will the regional distribution for IEM Rio look like? https://t.co/jL6BYqZu4Y
— HLTV.org (@HLTVorg) May 26, 2022
Së bashku me 15 ekipe të tjera Bad News Eagles është e ftuar direkt në turneun kualifikues të IEM Rio 2022,”RMR EUROPE”.
Edhe në këtë turne si të kaluarin ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë. /Telegrafi/