Telegrafi

Bad News Eagles luajnë sot finalen e madhe ndaj HEET për çmimin prej 25 mijë dollarësh

(Foto: HLTV)

Pas fitores ndaj ekipit SINNERS, tani ekipi Bad News Eagles është një fitore larg për ta fituar çmimin prej 25.000 dollarësh në turneun Elisa Invitational.

Bad News Eagles ndeshjen finale do ta zhvillojnë ndaj ekipit HEET në formatin ‘Bo3’, sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:00.

Fituesi i kësaj ndeshjes do të fitojë çmimin prej 25.000 dollarësh, si dhe do të siguroi një vend në turneun Elisa Masters Espoo 2022, i cili do të mbahet më vonë këtë vit në qytetin Espoo të Finlandës.

Lexo po ashtu Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj SINNERS dhe siguron finalen në turneun e CS:GO Elisa Invitational

Ekipi shqiptar për momentin renditet në vendin e 21–të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi francez HEET renditet në vendin e 28–të.

Ndeshjen e fundit të cilën e kanë zhvilluar këto dy ekipe ndërmjet veti, ishte në vitin e kaluar në ligën ESEA Premier, ndeshje të cilën e kishte fituar ekipi Bad News Eagles me rezultat 2-0 me mapa.

Finalja e madhe ndërmjet Bad News Eagles dhe HEET do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch duke filluar nga ora 20:00. /Telegrafi/