Site icon Telegrafi

Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e parë në turneun e CS:GO në Australi

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin VERTEX në ndeshjen e tyre të parë në turneun e CS:GO – ESL Challenger Melbourne.

Turneu ESL Challenger Melbourne eshte duke u zhvilluar në qytetin Melburn të Australisë.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles e zhvilluan ndaj ekipit VERTEX në formatin ‘Bo1’, të cilën e fituan me rezultat 16-10 në mapin ‘Vertigo’.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 31 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.71.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvillojnë sot (e premte) duke filluar nga ora 11:00 ndaj fituesit të ndeshjes Rare Atom – Movistar Riders. /Telegrafi/

Exit mobile version