Telegrafi

Bad News Eagles kanë pësuar humbje ndaj ekipit forZe në turneun CCT Online Finals 1

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar humbje në ndeshjen e dytë të turneut CCT Online Finals 1.

Në ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo3’, bNE pësuan humbje ndaj ekipit forZe me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles do të luajnë në raundin e dytë të ‘Lower Bracket’ ku përball do ta kenë ekipin spanjoll Movistar Riders.

Ende nuk është mësuar data se kur do të përballen dy skuadrat në mes vete, mirëpo humbësi do të eliminohet nga turneu.

Në këtë turneu janë duke garuar 16 skuadra për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh.

Bad News Eagles ndeshjen e tyre të parë e fituan ndaj ekipit ex-Copenhagen Flames, dhe në ndeshjen e dytë u mposhtën nga ekipi forZe.

Megjithatë ekipi shqiptar janë ende në garë dhe kanë mundësi që të dalin fitues të këtij turneu. /Telegrafi/