Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka filluar përgatitjet për garat profesionale të CS:GO, së bashku me ta edhe trajneri suedez Jonatan “Devilwalk” Lundberg.
Me fillimin e një viti të ri, ekipi Bad News Eagles do të provojë që të përsëris suksesin që e patën vitin e kaluar, ku lanë gjurmë të mëdha në skenën profesionale të CS:GO.
Për momentin ekipi shqiptar renditet në vendin e 17 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Së fundmi nga ekipi është larguar trajneri Klesti “stikle-“ Kola, i cili ishte pjesë e tyre që nga formimi i tij.
Pas largimit të tij u përfol se trajneri i ri i ekipit Bad News Eagles do të jetë legjenda suedeze “Devilwalk”, i cili ishte edhe fitues i një turneu Major me ekipin fnatic.
Siç duket këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta pasi në një foto të postuar nga rigoN në rrjetet sociale, Devilwalk shihet duke praktikuar së bashku me ekipin.
Përveç kësaj është përfolur se Bad News Eagles janë gati të nënshkruajnë me një organizatë skandinave, kjo pritet të bëhet e ditur në ditët në vazhdim. /Telegrafi/