Telegrafi

Bad News Eagles kalojnë në gjysmëfinale të turneut kualifikues RES Adriatic League

Ekipi shqiptar ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në turneun RES Adriatic League.

Ata mposhtën ekipin Jake Bube, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues RES Adriatic League.

Tani Bad News Eagles janë vetëm edhe dy fitore larg kualifikimit në turneun ESL Pro League Conference.

Në ndeshjen e radhës bNe do të përballen me humbësin nga ndeshja beeers – Zero Tenacity, nesër (e mërkurë).

Në këtë turne kualifikues janë në garë tetë skuadra nga Ballkani, ku vetëm njëra prej tyre do të kualifikohet për turneun ESL Pro League Conference. /Telegrafi/