Ekipi shqiptar ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në turneun RES Adriatic League.
Ata mposhtën ekipin Jake Bube, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues RES Adriatic League.
Tani Bad News Eagles janë vetëm edhe dy fitore larg kualifikimit në turneun ESL Pro League Conference.
Në ndeshjen e radhës bNe do të përballen me humbësin nga ndeshja beeers – Zero Tenacity, nesër (e mërkurë).
Në këtë turne kualifikues janë në garë tetë skuadra nga Ballkani, ku vetëm njëra prej tyre do të kualifikohet për turneun ESL Pro League Conference. /Telegrafi/