Site icon Telegrafi

Bad News Eagles ka shënuar fitoren e radhës në turneun e CS:GO në Malta

Po vazhdon seria e fitoreve nga ekipi shqiptar Bad News Eagles në turneun CCT Central Europe Malta Finals pas fitores ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders

Bad News Eagles ka shënuar fitoren e tretë radhazi, pasi mposhti ekipin spanjoll Movistar Riders në ‘Upper Bracket semifinal’.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të Bad News Eagles, ku shkëlqeu Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 45 eliminime.

Me këtë fitore Bad News Eagles ka kaluar në finale të ‘Upper Bracket’ ku do të përballet përsëri me ekipin turk Eternal Fire në formatin ‘Bo3’.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:30 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch.

Ne këtë turne ekipi shqiptar është në garë për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version