Ekipi shqiptar nuk ka arritur që të shënoj fitoren e dytë radhazi në turneun me vlerë 300.000 dollarë, pasi pësuan humbje nga ekipi danez Copenhagen Flames.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Copenhagen Flames, dhe tani ekipi shqiptar mbanë rekord të ndeshjeve 1-1 në turneun BetBoom.
Edhe pse pësuan humbje, lojtari i ekipit shqiptar, Rigon ‘rigoN’ Gashi pati një paraqitje fantastike në këtë ndeshje me 72 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.18.
Bad News Eagles vazhdojnë të qëndrojnë në garë në këtë turne, dhe tani do të përballen me një ekip që ka po të njëjtin rekord të ndeshjeve 1-1.
Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet së shpejti, ndërkaq Bad News Eagles vazhdojnë të jenë pjesë e ngjarjeve të shumta të CS:GO këtë muaj. /Telegrafi/