Telegrafi

Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj ekipit VOYVODA

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është mposhtur në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues për BLAST Premier Spring.

Këtë ndeshje ekipi shqiptar u mposht me rezultat të thellë 16-4 nga ekipi bullgar VOYVODA.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe janë ende në garë për t’u kualifikuar tutje në turneun BLAST Premier Spring.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të takohet me fituesin nga ndeshja Eternal Fire – iNation.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 22:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të RES_EN në platformën Twitch. /Telegrafi/