Site icon Telegrafi

Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të kualifikueses për Brazil

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nuk e ka nisur mirë në turneun kualifikues për IEM Brazil CS:GO, pasi janë mposhtur nga ekipi HEET në ndeshjen e parë.

Bad News Eagles e filluan mirë në mapin e parë duke fituar 16-9 në ‘Vertigo’, por nuk arritën që të fitojnë edhe në dy mapat e fundit.

Në mapin e dytë ‘Ancient’pësuan humbje 19-17, ndërsa në mapin e tretë ‘Inferno’ 16-12.

Pas kësaj humbje, Bad News Eagles e kanë edhe një tjetër mundësi, ku do të luajnë me humbësin nga ndeshja ENCE – Honoris.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet sot (e mërkurë) pas mbarimit të ndeshjes tjetër.

Në këtë turne Bad News Eagles së bashku me shtatë skuadra tjera evropiane po garojnë për dy vende në turneun IEM Brazil që do të mbahet në muajin prill.

Ndeshjen e tyre të radhës mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version