Paraqitjen e mirë si ndeshjen e fundit ndaj ekipit Astralis nuk arritën ta përsërisin ekipi shqiptar Bad News Eagles, pasi pësuan humbje ndaj ekipit Spirit në ndeshjen me formatin ‘Bo3’ në turneun kualifikues IEM Road to Rio për Majorin e CS:GO.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit Spirit, të cilët edhe kanë siguruar pjesëmarrjen në Majorin e CS:GO në Brazil.
Mapi i parë ‘Nuke’ përfundoi me rezultat 16-6, ndërsa i dyti ‘Mirage’ me rezultat të ngushtë 16-11.
Tani ekipi shqiptar Bad News Eagles mbanë serinë e ndeshjeve 2-2 (dy fitore, dy humbje), dhe ka vetëm një mundësi për t’u kualifikuar në Major.
Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet së shpejti, dhe në rast të fitores do të vazhdojnë tutje në Majorin e CS:GO i cili shpërndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë. /Telegrafi/