Po vazhdojnë paraqitjet e mira nga ekipi shqiptar Bad News Eagles me trajnerin e tyre të ri Devilwalk, tani kanë mposhtur ekipin turk Eternal Fire.
Bad News Eagles ka fituar ndaj Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Edhe pse të dyja mapat Bad News Eagles i filluan shumë mirë duke fituar me rezultat të thellë, ekipi Eternal Fire për pak sa nuk e përmbysi rezultatin dy herë.
Bad News Eagles fituan në të dyja mapat me rezultat të njëjtë 16-13 në ‘Overpass’ dhe 16-13 në ‘Mirage’.
Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte snajperisti Genc ‘gxx-‘ Kolgeci me 48 eliminime dhe vlerësimin 1.32 nga HLTV.
Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut CCT South Europe, ku po garojnë për grupin e çmimeve prej 50.000 dollarësh. /Telegrafi/