Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitoren e dytë në turneun kualifikues për turneun BLAST Premier Spring Showdown.
Pas fitores me rezultat 16-12 ndaj ekipit turk Eternal Fire, tani ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 30 eliminime.
Në gjysmëfinale Bad News Eagles do të përballet me ekipin Cloud9, nesër (e diel) duke filluar nga ora 13:00 në formatin ‘Bo3’.
Ekipi Cloud9 renditet në vendin e dhjetë në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi shqiptar renditet në vendin e 21 –të.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave do të transmetohet në kanalin zyrtar të RES_EN në platformën Twitch. /Telegrafi/