ESL ka shpallur listën e skuadrave që janë ftuar drejtpërdrejt në IEM Brazil, një ftesë e ka marr edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles në kualifikimet e mbyllura rajonale.
IEM Brazil do të nga data 17-23 prill, ku skuadrat garojnë për grupin e çmimeve prej 250.000 dollarësh.
Qyteti se ku do të zhvillohet turneu nuk është caktuar ende, ndërkaq 11 skuadra janë të ftuara direkt në turneun kryesor, ndërsa pesë të tjera do të sigurojnë pjesëmarrjen nga turneu kualifikues ku bënë pjesë edhe Bad News Eagles.
Brazil, we're coming back. 🇧🇷
Meet all the teams invited to #IEM Brazil 2023 in April! 👇@natusvincere @FaZeClan @TeamVitality@NIPCS @mousesports @FNATIC @FURIA @heroicgg
Outsiders@C9CSGO @OGcsgo pic.twitter.com/MV3YQJNoKL— Intel® Extreme Masters (@IEM) January 23, 2023
Në listën e skuadrave të ftuara direkt në turneun kryesor bëjnë pjesë: Na’Vi, Vitality, MOUZ, FURIA, Outsiders, OG, NIP, FaZe, fnatic, Heroic dhe Cloud9.
Ndërsa në kualifikimet e mbyllura rajonale bëjnë pjesë: Bad News Eagles, ENCE, BIG, Sprout, Complexity, paiN, 00Nation, 9z, Lynn Vision, IHC. /Telegrafi/