Siç duket Bad News Eagles do të nisë sezonin e ri më herët se sa pritej, pasi do të garojnë në turneun CCT South Europe që organizohet nga Gjirafa.
Ekipi shqiptar është i ftuar në këtë turne së bashku me shtatë skuadra tjera, dhe i presin edhe tetë skuadra të cilat janë duke garuar në fazën më poshtë në formatin ‘Swiss’.
Skuadra si CPH Flames, 500, Eternal Fire, GamerLegion, SAW, Sprout dhe Movistar Riders do të jenë të ftuara së bashku me ekipin shqiptar.
Gara për Bad News Eagles do të nisë direkt nga faza e Play-Off me datën 23 janar ku për ekipet pjesëmarrëse ndahen 50.000 dollarë.
Ky do të jetë turneu i parë i ekipit shqiptar pa trajnerin ‘stikle’ ku tashmë janë duke praktikuar me trajnerin suedez Devilwalk.
Ndeshjet e Bad News Eagles do të transmetohen në platformën Gjirafavideo, ndërsa orari dhe kundërshtari i tyre nuk janë mësuar ende. /Telegrafi/