Telegrafi

Bad News Eagles janë ftuar në turneun CCT Online Finals 2023

Ekipi shqiptar Bad News Eagles vazhdon të jetë pjesë e garave të ndryshme në CS:GO.

Ngjarja e radhës në të cilën Bad News Eagles janë ftuar është turneu CCT Online Finals 2023.

Në këtë turne skuadrat do të garojnë për grupin e çmimeve prej 200.000 dollarësh.

Turneu do të zhvillohet nga data 2 deri më 9 gusht.

Së bashku me Bad News Eagles do të jenë të ftuara edhe skuadra tjera ndërkombëtare, të cilat do të mësohen së shpejti.

Ndeshjet do të transmetohen në platformën Gjirafavideo. /Telegrafi/