Ka përfunduar ndeshja kundër ekipit të shtatë në ranglistën botërore për ekipin shqiptar Bad News Eagles, edhe pse kundërshtari ishte ndër më të mirët e botës, rezultati përfundoj me epërsi të vogël në favor të ekipit NiP.
Për ekipin Bad News Eagles, tashmë mbesin edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, pas humbjes nga NiP me rezultat të përgjithshëm 16:11, tani ekipi shqiptar mban rekord 1-1 të ndeshjeve, me një fitore dhe një humbje, dhe do të takohet me ekipin tjetër që mban po të njëjtin rekord.
Kundërshtari i ri i Bad News Eagles nuk është bërë ende i ditur, por sipas HLTV ndeshja e radhës do të zhvillohet nesër (e premte). /Telegrafi/