Telegrafi

Bad News Eagles ftohen në Play-Off të turneut Pinnacle Cup V

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagels janë të ftuar direkt në Play-Off të turneut Pinnacle Cup V.

Bad News Eagles së bashku me skuadrat Astralis dhe Apeks janë tri skuadrat që janë ftuar për në Play-Off të Pinnacle Cup.

Turneu do të fillojë me datën 1 gusht dhe do të përfundojë me 26 gusht.

Për skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne do të ndahen çmime në vlerë prej 50.000 dollarësh.

Ndërkaq ende nuk dihet data e saktë kur do të zhvillohen ndeshjet e ekipit shqiptar në këtë turne. /Telegrafi/