Telegrafi

Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj SINNERS dhe siguron finalen në turneun e CS:GO Elisa Invitational

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar, Bad News Eagle është një ndeshje larg për t’u shpallur fitues i turneut Elisa Invitational si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet LAN në qytetin Espoo të Finlandës.

Ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.

Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë 16-14.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall snajperisiti i ekipit shqiptar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.

Ndeshjen finale, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot (e shtunë), duke filluar nga ora 20:00 ndaj ekipit francez HEET.

Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 25.000 dollarësh, si dhe një vend në turneun LAN që do të mbahet në Espoo të Finlandës. /Telegrafi/