Ekipi shqiptar e nisë me fitore në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë, pas fitores ndaj ekipit portugez SAW.
Ndonëse nuk e nisën mirë në pjesën e parë, Bad News Eagles arritën që të rikthehen për të fituar ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo1’, me rezultat 16-12.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni i ekipit shqiptar, Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 31 eliminime gjithsej.
Tani në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me ekipin danez Astralis të cilët renditen në vendin e 11 –të në renditjen botërore.
Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte) duke filluar nga ora 13:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.
/Telegrafi/