Site icon Telegrafi

Bad News Eagles fiton edhe ndeshjen e dytë në turneun REPUBLEAGUE dhe kalon në finale të grupit A

Edhe në ndeshjen e dytë të turneut REPUBLEAGUE, ekipi shqiptar Bad News Eagles u tregua i suksesshëm, duke e mposhtur me rezultat 2-0 me mapa ekipin MAD Lions.

Në të dy mapat ekipi shqiptar tregojë lojë të sigurt, duke e mbyllur mapin e parë me rezultat 16-7, ndërsa mapin e dytë 16-11.

Lojtari më i vlefshëm ne këtë ndeshje u shpall Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, me vlerësimin nga HLTV 1.60.

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles do të jetë kundër ekipit ECSTATIC, nëse e fiton këtë ndeshje do të sigurojë gjysmëfinalen në turneun REPUBLEAGUE.

Ndeshjen me ekipin ECSTATIC do ta zhvillojë në formatin ‘Bo3’ ditën e diel, ku do të kemi një ndeshje shumë të vështirë për ekipin shqiptar, pasi u mposht disa herë nga ky ekip. /Telegrafi/

Exit mobile version