Ka nisur mbarë rrugëtimi i ekipit shqiptar në turneun kualifikues të CS:GO për në Pragë të Çekisë.
Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit A, Bad News Eagles u takuan me ekipin Sllovak, Sampi.
Ndeshja u zhvillua në mapin ‘Inferno’, ku ekipi shqiptar dominoi me rezultat 16-8.
Lojtari me vlerësimin më të mirë në këtë ndeshje nga ekipi bNe ishte Sener ‘SENER1’ Mahmuti, me vlerësimin nga HLTV 1.41.
Ndeshja e radhës për Bad News Eagles do të jetë ndaj fituesit të ndeshjes Enterprise/Entropiq, sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:30.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të PlayZoneTv në platformën Twitch. /Telegrafi/