Ekipi shqiptar Bad News Eagles është duke vazhduar formën fantastike edhe në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO.
Bad News Eagles arritën që të mposhtin ekipin turk Eternal Fire me rezultat 16-14, në ndeshjen e tyre të parë të turneut kualifikues i cili po mbahet në Malta.
Tani ekipit shqiptar i duhen edhe dy ndeshje tjera të fituara për të siguruar pjesëmarrjen në Majorin e madh i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
Turneu më i madh i CS:GO i cili ndryshe njihet si Major do të shpërndaj çmime në vlerë rreth 1.2 milion dollarë për ekipet pjesëmarrëse. /Telegrafi/