Edhe pse me shumë vështirësi ekipi Bad News Eagles ka arritur që ta mposht ekipin ECLOT në ndeshjen e tyre të parë në turneun Elisa Invitational Fall 2022.
Këtë ndeshje ekipi shqiptar e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ku edhe pse e humbën mapin e parë, arritën të kthehen në dy të fundit.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte ylli i ekipit Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, me vlerësimin nga HLTV 1.24.
We take our first victory in @ElisaEsports Invitational Fall 2022.#bNE🦅 pic.twitter.com/Xh6C8fbfB8
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) September 12, 2022
Tani ekipit Bad News Eagles i duhen edhe dy fitore për të kaluar në fazën tjetër të turneut.
Gjithashtu ekipi shqiptar është duke garuar edhe në turneun ESL Challenger, si dhe së shpejti do të udhëtoj për në Pragë të Çekisë.
Ndërsa në turneun kualifikues RMR të turneut më të madh të CS:GO, do të fillojnë garën në muajin tetor. /Telegrafi/