Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar humbje ndaj ekipit 1WIN në ndeshjen e tyre të parë të turneut RMR të BLAST Paris Major.
Edhe pse e nisën mirë me një rezultat 5-1, Bad News Eagles pësuan humbje me rezultat 16-6 ndaj ekipit 1WIN.
Kjo ishte ndeshja e parë e Bad News Eagles në turneun BLAST Paris Major RMR.
Me këtë humbje ekip shqiptar mban rekord 0-1 (asnjë fitore, një humbje) dhe e pret kundërshtarin me po të njëjtin rekord.
Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta luajnë sot, dhe i duhet tri fitore për t’u kualifikuar tutje në BLAST Paris Major.
Turneu BLAST Paris Major ndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë, ku garojnë skuadrat më të mira të botës.
/Telegrafi/