Bad News Eagles ka mposhtur lojtarët legjendarë nga Brazili, dhe është më afër se kurrë për të vazhduar në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.
Ndeshja e zhvilluar në mapin ‘vertigo’ filloj me dominim të plotë nga ekipi shqiptar, e lojtari kryesor i kësaj ndeshje ishte GXX i cili e përfundoj ndeshjen me 33 eliminime dhe 14 vdekje.
Rezultati ishte në të mirë të ekipit shqiptar gjatë gjithë kohës, edhe pse në fillim gjithçka dukej e lehtë, më vonë ekipi brazilian filloj të ngushtojë rezultatin, por në fund fitues dolën ekipi Bad News Eagles me rezultat 16-12, raporton Telegrafi.
Ekipi Bad News Eagles tani mbanë serinë e ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në rast fitores do të kualifikohen për në fazën tjetër ‘Legends Stage’. /Telegrafi/