Telegrafi

Bad New Eagles kanë shënuar fitore ndaj ekipit ex-Copenhagen Flames në turneun CCT Online Finals

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar e ka nisur me fitore në turneun CCT Online Finals, ku në ndeshjen e parë u takuan me ekipin danez, ex-Copenhagen Flames.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.

Edhe pse humbën mapin e parë, Bad News Eagles arritën që të rikthehen në dy të fundit për të kaluar tutje në çerekfinale të ‘Upper Bracket’.

Në këtë turne bNe po garojnë për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh, së bashku me 15 skuadra tjera.

Ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj fituesit nga ndeshja forZe – HAVU. /Telegrafi/