Poezi nga: Jean Orizet
Përktheu: Anton Papleka
Bahu, Vivaldi, Brasans, Mozarti
Kanë zbritur në metro
Mbledhin para në orët e pikut
Muzika e tyre ua zbut zemrat njerëzve
Deri në çastin kur akrobatët xhelozë
Fillojnë të luajnë me thika
Për të mbrojtur territorin e tyre