Një lloj i bananeve të vogla nga Ekuadori po bëhen produkte gjithnjë e më të eksportuara drejt vendeve të zhvilluara. Këto banane ekologjike, të quajtura “Orito”, janë lloj krejtësisht i ndryshëm nga bananet të cilat transportohen zakonisht, (“Cavendish”).
E veçanta e bananeve “Orito” nuk është vetëm se ato janë të vogla, mirëpo kualiteti i tyre është në atë se ato janë shumë të ëmbla.
Kërkesa për bananet ekzotike “Orito”, vazhdimisht është duke u rritur. Tanimë këto banane transportohen në SHBA, Japoni dhe Evropë.
“Baby” bananet ekologjike zhvillohen në lartësi mbinatyrore nga 200 deri në 800 metra, ndërsa kultivimi i tyre vlen 1.680 dollarë për një hektar.