Telegrafi

Babai i Lozanos: Jemi të entuziazmuar që djali do të luajë në ekipin që luajti Maradona

Babai i Hirving Lozano ka thënë se djali i tij është i entuziazmuar të ndjekë gjurmët e legjendës Diego Maradona duke u transferuar te Napoli.

Anësori sulmues i PSV-së pritet të përfundojë një transferim prej 40 milionë eurosh te Napoli pas kryerjes së testeve mjekësore të sot (e enjte).

Kur dëgjoi lëvizjen e mundshme të djalit të tij, babai i 24-vjeçarit meksikan, Jezus Lozano, tregoi se ishte i lumtur dhe nuk mund ta imagjinonte se do të luaj në të njëjtën ekip ku luajti legjenda Maradona.

Lexo po ashtu Napoli arrin marrëveshje me PSV-në, afër zyrtarizimi i Lozanos

“Po, e dëgjova dje dhe padyshim që jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht ai për Gonfialarete.

“Imagjinoni, djali im do të luajë në ekipin për të cilin ka luajtur Maradona. Ai më tha që kjo është veçanërisht emocionuese për të”.

Lexo po ashtu Herving ‘Chucky’ Lozano, fenomeni i PSV-së që tani ka botën nën këmbët e tij dhe pritet të shpërthejë drejt klubeve elitare

“Unë jam këtu në Meksikë me vëllanë e tij Bryan, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist në Serie A meksikane , por sa më shpejt që të jetë e mundur ne do të vijmë në Napoli për ta vizituar atë”, përfundoi babai i Lozanos.

Ndryshe, Maradona ishte pjesë e ekipit të fundit Napolit që fitoi titullin në Serie A pothuajse 30 vjet më parë (sezoni 1989-90) dhe babai i Lozano thotë se qëllimi kryesor i klubit është të mposhtë kampionët aktual të Juventusit në garën për titull. /Telegrafi/