Telegrafi

Babai i Haalandit thumbon lojtarët e PSG-së pas imitimit që ia bënë sulmuesit të Dortmundit

Babai dhe menaxheri i sulmuesit të Borusia Dortmundit, Erling Haaland, Alf-Inge Haaland ka thumbuar skuadrën e Paris Saint-Germain pas kualifikimit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

PSG ka arritur të mposht Dortmundin në ndeshjen kthyese në Paris, duke i eliminuar kështu nga gara kryesore e klubeve në Evropë.

Megjithatë, përveç eliminimit, Neymar dhe lojtarët e PSG-së patën disa personale me sulmuesin e talentuar norvegjez, Haaland.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja e festimi të lojtarëve të PSG-së duke imituar Haalandin: Norvegjezi i ri i kishte provokuar gjatë ditës lojtarët parisien

Sulmuesi brazilian pas golit të shënuar festoi duke imituar festimin e Haalandit, ndërsa festa e njëjtë vazhdoi edhe pas ndeshjes dhe në zhveshtore pas ndeshjes.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të sulmuesit norvegjez, i cili ka vendosur t’i thumboj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në një postim në Twitter, Alf Haaland u kërkoi lojtarëve të skuadrës franceze “të tregojnë klas brenda dhe jashtë fushe”.

Lexo po ashtu Vetëm një lojtar i PSG-së nuk u bashkua në talljen e kripur ndaj Erling Haaland

“Mirupafshim, Paris i bukur. Keqardhje për rezultatin, por ishte i merituar”.

“Gjithë të mirat, tregoni klas brenda dhe jashtë fushe!”, ka shkruar Alf Haland në Twitter.

Ndryshe, sjellja e lojtarëve të PSG-së pas fitores kundër Dortmundit është kritikuar nga shumë tifozë në rrjetet sociale. /Telegrafi/