Site icon Telegrafi

Babai i Erling Haaland lëshon deklaratë bombastike për të ardhmen e sulmuesit të Man Cityt

Babai i Erling Haaland, Alfie, ka pretenduar se djali i tij mund të qëndrojë në Manchester City për 15 vjet mes spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit.

22-vjeçari është në “Etihad Stadium” që nga vera e këtij viti, por tashmë po zhvillohen diskutime për rrugën e tij në karrierë dhe klubet tashmë janë rreshtuar.

Sulmuesi nuk ka qenë kurrë nga ata që i janë shmangur pyetjeve mbi karrierën e tij dhe, në mënyrë të ngjashme, babai i tij Alfie ka dhënë një opinion të hapur për të ardhmen e tij.

Sipas Sun, ai tha: “Erling mund të qëndrojë në City për 15 vjet, sepse ai është shumë i lumtur dhe ne po flasim për një klub të madh”.

“Por, përshtypja ime është se ai dëshiron të demonstrojë se mund të fitojë në ndonjë nga ligat e mëdha. Ai ishte në Gjermani për dy vjet e gjysmë dhe mund të bëjë diçka të tillë në të ardhmen e tij”.

“Të qëndroj në Ligën Premier për tre vjet dhe më pas të shkoj në Itali, Spanjë apo Francë. Nuk ka asgjë të keqe për këtë, por është një mundësi sepse Erling është i aftë të jetë fitues në çdo ekip”, ka vazhduar ai.

Sulmuesi ka qenë një zbulim për skuadrën e Pep Guardiolës në ligë këtë vit dhe e ka vendosur veten si një garues i qartë për të fituar këpucën e artë.

Ai do të rrisë numrin e 18 golave ​​kur ata të përballen me Leeds, në ndeshjen e tyre të parë në Ligën Premier më 28 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version