Çedomir Stojkoviq, një avokat me seli në Beograd ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka treguar qartë edhe një herë se është në shërbim të propagandës ndërkombëtare dhe ndikimit të presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas Stojkoviqit, kjo mund të vërehet edhe në një video të fundit të Tucker Carlson, i cili ka intervistuar presidentin serb dhe në të cilën ky i fundit thotë se Vuçiq i tha këtë se, “lufta në Ukrainë, e cila është një luftë kundër Rusisë e udhëhequr nga NATO, ka shkatërruar ekonominë evropiane…”.
Kjo, siç vlerëson avokati serb, është një nga pikat më të rëndësishme të propagandës së Kremlinit dhe shërbimeve të saj të inteligjencës, përcjell Telegrafi.
Iz ovog videa Tucker Carlsona, zapravo smo jasno saznali da je aleksandar vučić stavio sebe otvoreno u službu Putinove internacionalne propagande i malignog uticaja.
Carlson kaže da mu je u intervjuu aleksandar vučić rekao ovo:
– "Rat u Ukrajini, koji je rat protiv Rusije… https://t.co/Xgc1Bzvxjw— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) August 21, 2023
“Edhe pse është krejtësisht e gabuar, sepse ekonomia evropiane është dëshmuar se është shumë rezistente, ajo synon të ndikojë psikologjikisht në pjesën e pakënaqur ekonomikisht të popullsisë evropiane (edhe në Zvicër, Lihtenshtajn dhe Monte Karlo ka dhe do të ketë gjithmonë një pjesë të pakënaqur ekonomikisht të popullsisë)”, ka shkruar fillimisht Stojkoviq.
Gjithashtu ka theksuar ai, edhe ajo pakënaqësi e drejtuar kah “lufta që NATO po bën kundër Rusisë, sepse po të ndalej ajo luftë do të përmirësohej gjendja ekonomike e 20-30 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta”, është pjesë e propagandës.
“Kjo është sigurisht një gënjeshtër, sepse në çdo vend do të ketë gjithmonë 20-30 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Kjo nuk do të thotë se të ardhurat janë të ulëta, por do të thotë se janë më të ulëta se të ardhurat e dikujt tjetër në atë vend”, ka shtuar ai.
Në këtë drejtim, vë në pah Stojkoviq, sipas disa hulumtimeve në disa vende evropiane, kjo lloj propagande e Federatës Ruse ka një ndikim të drejtpërdrejtë në 40 për qind të votuesve.
We just met with the President of Serbia, Aleksandar Vučić, at the Serbian Embassy in Budapest. Here’s what happened. pic.twitter.com/R4fcTMBTlV
— Tucker Carlson (@TuckerCarlson) August 20, 2023
“Aleksandar Vuçiq, si agjent i Vladimir Putinit, nga i cili mori Urdhrin e Alexander Nevsky në vitin 2019 për shërbim të përkushtuar ndaj Rusisë për 20 vjet, përsëriti pikërisht ato pika të dukshme të propagandës ruse për Tucker Carlson”, ka shkruar më tej avokati Stojkoviq.
“Nga kjo video mund të jemi absolutisht të sigurt se Aleksandar Vuçiq, drejtpërdrejt ose duke krijuar përshtypje, theksoi pika të tjera propagandistike të Moskës dhe Vladimir Putinit që synonin audiencën ndërkombëtare: se shtetet e vogla nuk mund të kenë vullnet të lirë, sepse Amerika nuk i lejon; që Perëndimi krijon Rusofobinë; se rreziku i një lufte bërthamore po rritet; se NATO po zgjerohej në kurriz të Rusisë…”. /Telegrafi/