Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka deklaruar se Nikolla Sandulloviq është rrahur brutalisht nga BIA serbe.
Madje ai së fundmi ka publikuar raportin mjekësor, me të cilën pretendon se nga rrahja brutale e Sandulloviqit nga ana e pjesëtarëve të BIA-s serbe, i është thyer brinja e shtatë, transmeton Telegrafi.
Në profilin e tij në platformën X ka bërë të ditur se ka publikuar raporton mjekësor nga Spitali i Beogradit, ku thuhet se Nikolla Sanduloviq është rrahur nga persona të panjohur, i është thyer brinja e shtatë gjatë rrahjes brutale në selinë e BIA-s.
Sipas Sandulloviqit, ai ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij nga anëtarët e BIA-s që e dërguan në ndërtesën e tyre ku është rrahur.
Ai ishte marrë nga BIA, pasi kishte vënë lule mbi varrin e 7-vjeçares Blerima Jashari, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/
📢 EVIDENCE OF THE BEATING OF SANDULOVUĆ IN BIA:
Today we publish the medical report of the Clinical Hospital Center of Serbia in Belgrade, which states:
– that Nikola Sandulović was beaten by unknown persons;
– that his seventh rib was broken from the beating in BIA;
– that… https://t.co/cfsO1ogM7H pic.twitter.com/lqWdLVkbQr— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 7, 2024